Kurti uron Fitër Bajramin: Kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar Fitër Bajramin, duke theksuar që kjo festë të sjellë gëzim e paqe.

Ai po ashtu ka uruar mirësi e begati për shtëpitë e qytetarëve dhe shtetin e Kosovës, përcjell teve1.info

“Me fat Fitër Bajrami!Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe! Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfërit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje.Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tone”, ka shkruar ai në Facebook.