Ballina Lajmet Kosovë Kurti takohet me zëvendëskryeministrin e Polonisë, diskutojnë për sektorin e teknologjisë

Kurti takohet me zëvendëskryeministrin e Polonisë, diskutojnë për sektorin e teknologjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në Varshavë është takuar me zëvendëskryeministrin e Polonisë, Krzysztof Gawkowski.

Sipas komunikatës, gjatë takimit bilateral ata diskutuan për marrëdhëniet ndërshtetërore, si dhe për potencialin të cilin sektori i Teknologjisë e paraqet për thellimin e tyre dhe përfitimin e dyanshëm.

“Me këtë rast, kryeministri Kurti ndau me zëvendëskryeministrin Gawkowski përparësitë që vendi ynë ofron në këtë sektor dhe ofertën që paraqet për kompanitë dhe investitorë nga Polonia”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në takim është theksuar edhe vullneti për të bashkëpunuar në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.

“Zëvendëskryeministri Gawkowski e përgëzoi Kosovën për vëmendjen dhe investimet në këto dy fusha”, theksohet në komunikatë.

Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Gawkowski, sipas komunikatës së Qeverisë, kanë diskutuar edhe për përgatitjet dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve gjatë Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian në pjesën e parë të vitit 2025

Exit mobile version