Ballina Lajmet Kosovë Kurti takohet me ish-presidentët Moisiu e Sejdiu

Kurti takohet me ish-presidentët Moisiu e Sejdiu

Kryeministri, Albin Kurti priti sot në takim ish-presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, Alfred Moisiu dhe Fatmir Sejdiu, pas konferencës “Balkan Leadership Conference”, organizuar dje nga Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua rreth progresit ekonomik dhe demokratik të Kosovës, projektet e përbashkëta mes dy shteteve, në veçanti ato në ekonomi, të cilat e fuqizojnë edhe më shumë lidhshmërinë Kosovë-Shqipëri.

Ish-presidentët Moisiu dhe Sejdiu mirëpritën faktin e arritjes së progresit ekonomik të Kosovës gjatë viteve të fundit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim ish-Presidentët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, z. Alfred Moisiu dhe z. Fatmir Sejdiu. Ai iu uroi mirëseardhjen në kryeministri, pas pjesëmarrjes së djeshme që kishin në konferencën “Balkan Leadership Conference”, të organizuar nga Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth progresit ekonomik dhe demokratik të Kosovës, për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri lidhur me projektet e përbashkëta mes dy shteteve, në veçanti ato në fushën e ekonomisë, të cilat e fuqizojnë edhe më shumë lidhshmërinë mes republikave tona.”, thuhet në komunikatë

“Gjithashtu, u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në rajon dhe botë. Z. Moisiu dhe z. Sejdiu i uruan Kryeministrit punë të mbarë dhe suksese të mëtutjeshme edhe duke iu gëzuar faktit të progresit ekonomik të Kosovës të arritur gjatë viteve të fundit.”, thuhet më tej.

Exit mobile version