Ballina Lajmet Kosovë Kurti: Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit kriminal dhe terrorist që vije nga...

Kurti: Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit kriminal dhe terrorist që vije nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur akt terrorist, sulmin në kanalin e Ibër- Lepencit në Zubin Potok me mjet eksploziv.

Kurti të premten në një konferencë për media tha se kjo është bërë nga grupe kriminale të mbështetura nga Serbia.

“Sulme kriminale terroriste që ne besojmë që na vijnë nga shteti fqi Serbia”, tha Kurti, raporton teve1.info.

Kurti ka thënë se ky ishte sulm në infrastrukturë kryesore. Kurti duke përmendur edhe sulmet në objektin Komunës së Zubin Potokut dhe Stacionit të Policisë, tha se sonte ishte sulme edhe më i rëndë.

Sonte në afërsi të fshatit Vrage të Zubin Potokut me mjete shpërthyese u dëmtua kanali kryesor i Ibër –Lepencit, preje nga furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë si dhe KEK-u për ftohjen e termoelektranave dhe prodhimin e energjisë e elektrike”, tha Kurti.

Ai tha se Policia është në vendin e ngjarjes dhe në krye të detyrës duke u bërë thirrje qytetarëve për qetësi si dhe t’i ndjekin udhëzimet e institucioneve shtetërore.

Kurti tha se sulmi u krye nga profesionistë.

Exit mobile version