​Kurti sot takohet me Kallas në Bruksel

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, të martën pritet të takohet me liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Anitta Hipper gjatë një konference për media.

Megjithatë, Hipper ka mohuar se takimi do të bëhet në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky nuk është takim në kuadër të dialogut”, ka thënë ajo.

Ndryshe, të martën në Bruksel pritet të qëndrojnë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilët do të kenë takim edhe me Presidentin e KE’së Antonio Kosta./