Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, tha se mbledhjet e përbashkëta janë dëshmi të forta të bashkëpunimit tonë.
“Gëzohem që sot nënshkruam 19 marrëveshje të tjera, në fushën e arsimit, shëndetësisë, sigurisë e fusha të tjera. Marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve bëhen për ti shtuar marrëdhëniet dhe për t’i ofruar qytetarët, të përbashkuar si sot rreth nevojës e dëshirës për zhvillim, barazi e mirëqenie”, tha Kurti.
Kurti shtoi se sot kur shënojmë ditën e refugjatëve nuk mund të mos e kujtojmë rolin e Shqipërisë që kishin në luftën tonë për çlirim.
“Vendet tona nuk i bënë bashkë vetëm interesi, por interesi jonë është që të qëndrojmë bashkë”, tha Kurti.