Kurti shkon në shesh për ta nënshkruar peticionin, si kryetar i VV-së kërkon sërish zgjedhje

Kryetari i Vetëvendosjes dhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon të kërkojë zgjedhje të reja në vend.

Ai sot ka dalë për të nënshkruar peticionin e inicuar nga partia e tij, me kërkesën për zgjedhje, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka kërkuar nga qytetarët që ende nuk e kanë nënshkruar peticionin, ta bëjnë një gjë të tillë.

“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani”, ka shkruar Kurti.