Kurti: Qytetarët s’do të shkojnë më për shërim jashtë vendit, pas ndërtimit të dy klinikave të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me ndërtimin e Klinikës së Nefrologjisë dhe asaj të Hemato-Onkologjisë, qytetarët nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë jashtë vendit për të marrë shërbime të cilat kanë munguar.

Këtë ai ka thënë gjatë vizitës që ka bërë bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në vendin ku po ndërtohet Klinika e Hemato-Onkologjike dhe ajo Nefrologjisë.

“Janë shërbimet e reja që janë synimi jonë, sepse zhvillimi investimi bëhet me pacientin në qendër, është shërbimi i plazmaferenzës që përherë do të ofrohet në Kosovë dhe po angazhohemi që të ofrohet edhe biopsia e veshkës, dhe tjetra është transplantimi autolog i palcës kockore për leokemitë akute një mundësi i dërgonte pacientët tanë jashtë vendit për trajtim, por me përfundimin e këtij projekti do të zhvillohet brena QKUK-së”, theksoi Kurti.

Ai u shpreh se ky projekt ka vlerën 4.3 milionë euro dhe pritet të përfundoj brenda 24 muajve.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se këto investime në infrastrukturën e shëndetësisë po bëhen sipas standardeve bashkëkohore.