Ballina Lajmet Kosovë Kurti: Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim...

Kurti: Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë shkrimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila njoftoi se për rikthehet gjendja me ujë pas shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit.

Kurti ka thënë se prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC Kosova B.

Njoftimi i tij:

Prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”.

Ka rifilluar furnizimi i fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës.

Ka filluar furnizimi me ujë për qytetarët e komunave të Skenderajt, Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.

Së shpejti pritet të normalizohet furnizimi me ujë për qytetarët në Fushë Kosovë, Drenas dhe Obiliq.

Exit mobile version