Ballina Lajmet Kosovë Kurti për vizitë në fondacionin humanitar “Freskia”

Kurti për vizitë në fondacionin humanitar “Freskia”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka vizituar fondacionin humanitar “Freskia” në Prishtinë, cili ofron trajnime dhe kurse për nënat vetushqyese.

Kurti ka njoftuar se këtu ka takuar edhe hoxhën Hysamedin Abazin, i cili kryeministrit i dhuroi kompletin e librave të Sami Frashërit të botuara nga Logos-A.

“Në muret e fondacionit humanitar “Freskia” në Prishtinë, gjendet mbishkrimi “Mos më ushqe me peshk, por ma mëso peshkimin”. Ky fondacion ofron trajnime dhe kurse për nëna vetushqyese të cilat aftësohen për tregun e punës. Pastiçeria dhe rrobaqepësia janë dy nga sektorët e aftësimit, e të hyrat nga shitjet mbesin në dobi të nënave vetushqyese. Gjatë vizitës në këtë fondacion, pata kënaqësinë të takoja edhe hoxhë Hysamedin Abazin me të cilin patëm diskutime të përzemërta. Ai gjithashtu më dhuroi kompletin e librave të Sami Frashërit të botuara nga Logos-A”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Exit mobile version