Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në një konferencë për media ka njoftuar për fillimin e reformës siç e quajti ai substanciale në sistemin gjyqësor, Vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Kurti në një konferencë për media me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se rivlerësimin e verifikimin e aftësive të krerëve të pushtetit gjyqësor e prokurorial e nisin me mekanizmat e jashtëm të pavarur nga çdo ndërhyrje.
“Drejtësia dhe sundimi i ligjit janë shtylla të shtetit demokratik…Programi ynë synon drejtësi… Është detyrë e jona që të veprojmë përmes reformave përmbajtjesore në dobi të sundimit të ligjit, pushtet të fuqishëm gjyqësor përmes prokurorëve energjik e gjyqtarëve të mençur”, tha ai.