Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të ketë takim të radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë para datës 6 tetor kur do të mbahet samiti në Slloveni.
Ai tha se me emisarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak nuk ka diskutuar as për çështjen e arkivave dhe reciprocitetit.
“Nuk kemi biseduar tema të cilat nuk janë përmendur në komunikatë. Nuk ka pasur diçka të re që do të mund të ndaja me ju. Nuk do të ketë takim para 6 tetorit ku kemi samitin në Slloveni. Nuk ka një datë se kur do të jetë takimi ynë i radhës. Ndërsa zëvendëskryeministri ka pasur takime në Bruksel, ai diskuton hollësitë. Nuk kemi diskutuar fare për çështjen e arkivave, kemi diskutuar për propozimet tona që i kemi dhënë në raport me Serbinë. Nuk e kemi diskutuar as çështjen e reciprocitetit. Mungesa e marrëveshjeve për çështjen e kualifikimeve akademike, atyre profesionale të lëvizjes me ID karta dhe kalimit pa viza nga vendet e treta nuk ka probleme substanciale po ka probleme formale”, tha Kurti.