Kurti në takim ambasadorin e Turqisë: Do ta shqyrtojë vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağri Sakar, dhe sekretaren e dytë të ambasadës, Dilara Köseoğlu.

Ambasadori i Turqisë ka uruar Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se ai dhe Turqia janë të interesuar të thellojnë bashkëpunimin me qeverinë në ardhje.Kryetari Kurti e falënderoi Ambasadorin për vizitën, si dhe për letrën e urimit nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Përgjatë këtij takimi thuhet se Kurti e informoi Ambasadorin për prioritetet e qeverisë së tij dhe potencoi se në raport me Turqinë do të fokusohemi në shtimin e marrëdhënieve tona bilaterale, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

“Sa i përket çështjes rreth vendosjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, Kurti tha se njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme për Kosovën, dhe mundësi e mirë për zhvillim, ndërsa rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”, thuhet në njoftim.

Në fund, të dy u dakorduan që porsa të formohen institucionet e reja të legjislaturës së tetë do të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona mike.