Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturë (SBAShK) ka ndarë mirënjohje për pensionistët e arsimit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Ai ka thënë se prioritet e ka kthimin e dinjitetit për mësimdhënësit dhe kthimin kah shkenca e kultura dhe reformat në arsim. pa të cilat nuk ka cilësi.
Duke i uruar mësimdhënësit kryeministri Kurti ka folur pak për historikun e themelimit të mësonjtores së parë shqipe në Korçë.
Ai ka thënë se atëbotë asgjë nuk ishte e lehtë dhe për ta hapur shkollën e parë u desh shumë sakrificë. sipas tij nuk duhej vetëm diploma por kërkohej edhe të ishe patriot.
Kurti ka vlerësuar punën e mësimdhënësve në edukimin e brezave.
“Sot kujtojmë mësonjëtoren Korçës, Pandeli Sotirin, Motrat Qiriazi dhe vëllezërit Frashëri. Dashuria për kombin ishte e lidhur me dashurinë për dijen. Sot vlerësojmë punën e tyre, u njohim kontributin e përditshëm për edukimin e brezave. Personalisht pasioni dhe disiplina që kam për dijen më është mbledhur prej mësimdhënëses se parë dhe prej nënës sime e cila ishte edhe mësimdhënëse.”, tha Kurti.
“Fëmija në shkollë e takon shtetin, ditën e parë kur fëmija shkon në shkollë nuk duhet të ketë rëndësi prej nga vjen e a para ka por e rëndësishme se kë ka mësues. Shteti kujdeset të krijoi kushtet, mësuesit duhet të motivojnë fëmijët e prindërit të kujdesen që edukimi të përcjellë fëmijët kur ata janë në shtëpi.”, tha ai.
Ai ka thënë se pa reformë në arsim nuk mund të kemi ngritje të cilësisë.
“Reforma duhet të filloj nga çerdhet që nuk i kemi, tek shkollat e fillore të mesme e deri tek arsimi i lartë, edukimi duhet të jetë i lidhur me vendet e punës.”, tha Kurti.
Ndërsa, Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari u ka uruar mësimdhënësve 7 Marsin _ditën e Mësuesit. “Sa herë vjen marsi lartësojmë kujtimin për heroin Adem Jasharin dhe pishtarin e lirisë mësuesin Shaban Jasharin. Të nderuar kolegë pensionist ju uroj jetë të gjatë dhe të lumtur e gëzofshi pensionin dhe statusin e viteve të 90, gëzuar festat”, tha ai.
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci tha se arsimi dhe shkollat janë shtyllat e kombit.
“Sot po bëhen 131 vite nga hapja e shkollë së parë shqipe, në historinë tonë të rezistencës gjithmonë ka qenë aty. Arsimimi dhe shkolla janë shtyllat e kombit, e tillë kanë qenë për shqiptarët. Gjuha shqipe dhe punë e mësimdhënësve nuk arriti të ndalohet asnjëherë, sot kur ky mision bëhet me nderim ne duhet të bëhemi pjesë e shoqërive të moderuara, shkolla tashmë duhet të behet jo mbijetesë por pjesë e progresit dhe emancipimit tonë shtetërorë”, tha ajo.