Ballina Lajmet Kosovë Kurti në Bruksel kërkon heqjen e masave dhe ekstradimin e Radoiçiqit

Kurti në Bruksel kërkon heqjen e masave dhe ekstradimin e Radoiçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me Presidenti i ri i Këshillit Evropian, António Costa.

Ai në këtë takim ka kërkuar heqjen e masave ndaj Kosovës, duke e uruar Costan për mandatin e ri.

“Kryeministri Kurti theksoi dhe nevojën për heqjen sa më parë të masave ndëshkuese ndaj Republikës së Kosovës. Më tej, kryeministri foli dhe rreth situatës së sigurisë dhe sulmeve të fundit. Ai e informoi Presidentin Costa mbi sulmin kinetik terrorist të së premtes së 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit, dhe qëllimin e këtij sulmi për të dëmtuar prodhimin e energjisë elektrike dhe furnizimin e ujit, nga i cili më shumë se gjysma e popullsisë do të mbetej pa energji elektrike dhe ujë. Ai theksoi rëndësinë e arrestimit dhe ekstradimit të kryekriminelit dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin Prokuroria tashmë ka një aktakuzë prej 160 faqesh për të dhe grupin e tij, dhe i cili vazhdon të paraqesë rrezik për sigurinë e vendit dhe të rajonit për sa kohë që endet i lirë në Serbi dhe ka mbështetjen e Presidentit Aleksandar Vuçiq dhe aparatit shtetëror atje”, thuhet në komunikatën e Zyrës së kryeministrit.

Kurti të martën ka takuar edhe përfaqësuesen e re të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas

Exit mobile version