Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa ka folur shkurt për dialogun tha se tashmë Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje e jo vetëm dialog.
Kurti nuk ka komentuar takimin që zhvilloi dje me ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
“Jo për besë ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog”, theksoi shkurt Kurti.
Këtë koment ai e bëri pas ceremonisë së lansimit të projektit të Këshillit të Evropës “Nxitja e kohezionit shoqëror duke përforcuar të drejtat e pakicave dhe gjuhët e pakicave”.
Sa i takon projektit, Kurti u shpreh se Kosova ka bërë përparime domethënëse për pakicat në Kosovë.