Kurti me ministra vizitojnë Gjilanin, vlerësojnë masat e ndërmarra për menaxhimin e situatës kundër Covid-19

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në takim Kryeministrin në detyrë Albin Kurtin si dhe ministrat Emilja Rexhepi e Arben Vitia.

Ai ka thënë se në këto ditë të vështira të kohës së pandemisë, ata panë masat që komuna e Gjilanit ka ndërmarrë, dhe i mbështetën në menaxhimin e situatës për ruajtjen e shëndetit publik, njofton Klan Kosova.

”Ishte kënaqësi ta pres në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat, Emilja Rexhepi e Arben Vitia, të cilët në këto ditë të vështira të pandemisë, kanë parë masat që i kemi ndërmarrë, për të na mbështetur në menaxhim të situatës e të ruajtjes së shëndetit publik.

E njoftova për veprimet e ndërmarra të Gjilanit, në funksionalizimin e hallkave të emergjencave civile dhe institucioneve shëndetësore që përballen me paranadalimin e përhapjes së Covid-19. Gjilani, edhe ashtu, është në emergjencë për ujin që prej qershorit të vitit të kaluar.

Faleminderit për vlerësimin e lartë për Gjilanin, sa i përket masava të ndërmarra dhe menaxhimit të pandemisë #Covid19.