Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kurti derisa ka shpërndarë një video të këtij kompleksi, ka shkruar se aty ruhen gjurmët e veprës heroike të familjes Jashari, transmeton Telegrafi.
“Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot”, ka pohuar ai.
Ai ka shtuar tutje se “Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari. Gëzuar 28 Nëntori”.