Ballina Lajmet Kosovë Kurti: Komuniteti turk ka luajtur rol të rëndësishëm pozitiv në historinë tonë...

Kurti: Komuniteti turk ka luajtur rol të rëndësishëm pozitiv në historinë tonë moderne

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ishte i ftuar sonte në Prizren, në shënimin e festës së Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës.

Teksa shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të qytetarëve turq, dhënë për Republikën e Kosovës, tha se komuniteti turk në Kosovë ka luajtur rol të rëndësishëm pozitiv në historinë tonë moderne.

“Me përfaqësues të komunitetit turk jemi bashkë në institucionet e Republikës, duke dhënë kontribut për një Kosovë më të mirë, e për mirëqenie më të lartë’’, u shpreh kryeministri.

Kryeministri përmendi aktivitetet që qeveria i ka bërë për komunitetin turk në shumë sfera ndërkaq veçoi se këtë javë është paralajmëruar një pako shtesë prej 3 milionë eurosh për komunitetet joshumicë në Kosovë.

Kjo pako, sqaroi më tej ai, përmban masa mbështetëse për vende të reja pune për bizneset ekzistuese dhe ato të reja; për fermerët dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale; dhe për shoqërinë civile që kontribuon në integrimin dhe afirmimin e komuniteteve joshumicë, miratimi i së cilës pritet të ndodhë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Exit mobile version