Ballina Lajmet Kosovë Kurti: Java e parë e vitit, me rezultate të një pune të...

Kurti: Java e parë e vitit, me rezultate të një pune të gjatë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se java e parë e 2024-s ka nisur me heqjen e vizave, regjistrimin e energjisë elektrike në komunat veriore, njohjen e targave RKS nga Serbia dhe njohjen e pasaportave nga Spanja.

Ai ka shkruar në Facebook të dielën se këto janë rezultat i një pune të gjatë, derisa ka falënderuar institucionet për kontributin dhe partnerët ndërkombëtarë për rolin.

“Fillimet që po i shënojmë e festojmë tani, janë rezultate të një pune të gjatë e vendosmërie të madhe të institucioneve tona që vazhdon edhe më tej. Falënderoj të gjithë kabinetet politike dhe punonjësit e shtetit dhe qeverisë për kontributin e tyre, dhe partnerët tanë ndërkombëtar për rolin që kanë luajtur. Por më së shumti qytetarët e vendit tonë që na besuan dje dhe që na mbështesin sot e çdo ditë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shtuar se targat ilegale serbe u hoqën 24 vjet pas çlirimit, e ato të Kosovës u njohën 15 vjet nga shpallja e Pavarësisë.

Exit mobile version