Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është shumë i gatshëm dhe i interesuar të mbajë sa më parë edhe një mbledhje tjetër me Qeverinë e Shqipërisë.
Kurti tha se më Shqipërinë deri me tani kanë nënshkruar 58 marrëveshje dhe sipas tij pavarësisht se nuk ka një mbledhje të tretë janë zbatuar jashtëzakonisht mirë.
“Me republikën e Shqipërisë tashme i kemi mbajt dy mbledhje tash u barazuam sepse mbajtëm edhe me Maqedoninë Veriore dy mbledhje. Edhe unë jam shume i gatshëm, i vullnetshëm, i interesuar që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikes së Shqipërisë. Përndryshe 58 marrëveshje me Shqipërinë i kemi bërë në ato dy mbledhje dhe zbatimi i tyre pavarësisht që nuk kemi një mbledhje të tretë në këtë mandat ka shkuar jashtëzakonisht mirë dhe më mirë se në të gjitha mandatet e mëhershme”, ka thënë Kurti në konferencën që u mbajte pas takimit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.