Kurti: Heqja e privilegjeve të shumta do t’i kursejë mbi 300 mijë euro në vit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në prezantimin e të arriturave në 100 ditshin e qeverisë së tij, ka thënë se heqja e privilegjeve të shumë pritet t’i kursej buxhetit të vendit mbi 300 mijë euro në vit.

Sipas tij, nga ulja e kabinetit qeveritar, në vit do të kursehen rreth 1.4 milion euro.

“Në 100 ditë janë marr 192 vendime nga qeveria dhe unë si kryeministër, pa përmendur këtu dhjetëra vendime nga secila ministri veç e veç. Nga ulja e kabinetit qeveritar do të kursehen rreth 1.4 milion euro në vit, pasi ka më pak ministra e zëvendësministra, këshilltarë dhe asistentë. Nga zbritja e pagave do të kursehen mbi 1.1 milion euro në vit, pasi pagat e qeveritarëve do të reflektojnë në sektorin privat. Heqja e privilegjeve të shumta dhe shpenzimeve, në dreka e darka, telefona dhe udhëtime do të kursehen mbi 300 mijë euro në vit dhe do të reflektojë më mirë në jetën e qytetarëve që i përfaqësojmë”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.

Ai tregoi se, nga reduktimi i shpenzimeve në Telekomin e Kosovës pritet të kursehen mbi 550 mijë euro brenda një viti.

“Në Telekomin e Kosovës janë reduktuar shpenzimet e panevojshme, një prej të cilave është ulja e pagës prej 65 për qind e pagës së ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv. Kursimi i përgjithshëm vjetor, vetëm në këtë kompani publike, është mbi 550 mijë euro”, tha ai.