Kurti fton qytetarët që të aplikojnë në nominimet për “Çmimet e Vullnetarizmit”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar qytetarët e vendit që të aplikojnë për Çmimin e Vullnetarizmit.

Kurti ka thënë se shumë qytetarë angazhohen vullnetarisht për të avancuar shoqërinë.

Tutje, ai ka bërë të ditur se afati për nominime për Çmimet e Vullnetarizmit është deri më 30 shtator 2024.

“Shumë qytetarë angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë tonë. Këto kontribute e meritojnë të promovohen dhe falënderohen. Çmimet e Vullnetarizmit në Kosovë janë një hap në këtë drejtim.

Ju bëj thirrje të gjithë juve qytetarë të nderuar që të nominoni të rinjtë, komunat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike që janë angazhuar ose e kanë përkrahur vullnetarizmin në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook.