Ballina Lajmet Kosovë Kurti falënderon Gjermaninë pasi kosovarët atje më nuk do të regjistrohen si...

Kurti falënderon Gjermaninë pasi kosovarët atje më nuk do të regjistrohen si shtetas të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar Gjermaninë e cila ka eliminuar problemin me të cilin shtetasit e Kosovës janë përballur atje, duke u detyruar të regjistrohen si shtetas të Serbisë.

Kuri në adresimin e tij në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se nga sot kjo nuk do përsëritet, duke ftuar bashkatdhetarët që jetojnë atje t’i kontrollojnë dokumentet e tyre dhe të regjistrohen si shtetas të Kosovës.

“Pas më shumë se 17 vjetëve është arritur zgjidhja përkatëse lidhur me regjistrimin e shtetasve të Kosovës. Shumë prej jush jeni detyruar padrejtësisht të regjistroheni si shtetas të Serbisë në dokumentacionin gjerman, gjë nga sot nuk do të përsëritet më. Dua të shpreh mirënjohjen e thellë për MPJD –në për punën me përkushtim për të sjellë këtë ndryshim shumë të nevojshëm. Falënderojmë shtetin mik e partner gjerman për eliminimin e këtij problem. Vazhdojmë të punojmë së bashku për të siguruar respektim dhe njohjen e të drejtave të qytetarëve tanë kudo në botë”, tha Kurti.

Exit mobile version