“Kurti e ndërtoi VetëVendosjen, e VV i lindi, i ‘birësoi’ dhe i rriti ‘heronjtë’ që sot duan ta ‘rrënojnë’ Albinin! Ku ta dish, mbase kështu e ka politika: të parin që duan ta ‘vrasin’ ata që i lindë dhe i ‘birëson’ partia, është ‘babai’ partiak – atë që është kujdesur për rritën e tyre dhe të partisë! Personalisht jam kundër kultit të individit, por megjithatë, ta luftosh Albin Kurtin sot kur ai është i ‘prangosur’, do të thotë se je, o karrieristë i sëmurë, o i pafytyrë lëkurëtrashë!
Sidoqoftë dua të besoj se VV nuk është si gjitha partitë tjera shqiptare, që përçahen dhe përfundojnë si ‘nëna’, të cilat lindin po aq parti të reja sa edhe ‘liderë’ të frustruar, të ngjizur nga baballarë të panjohur!
Njësoj siç vazhdoj të besoj se Kurti nuk është e tërë që ka VV, por VV pa në krye Albinin, nuk është ajo tërësi për të cilën ka nevojë shqiptaria!” (Kim Mehmeti)