Ballina Lajmet Kosovë Kurti: Dy orë para sulmit në Ibër-Lepencë Radoiçiqi u takua me Listën...

Kurti: Dy orë para sulmit në Ibër-Lepencë Radoiçiqi u takua me Listën Serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për sulmet që kanë ndodhur gjatë këtij viti në pjesën veriore të vendit.

Sipas tij, 15 sulmet që kanë ndodhur në këtë vit deri të ai i fundit më 29 nëntor në kanalin e Ibër –Lepnecit kanë qenë të përfshirë njerëz të afërt me Milan Radoiçiqin.

Kurti ka thënë se 14 sulmet e kaluara kanë qenë parapërgatitje për atë në kanalin e “Ibër-Lepencit” që ka pas për qëllim paralizimin e jetës ekonomike dhe energjetike në Kosovë dhe shkaktimin e trazirave.

Në një konferencë për media ai tha se mbrapa sulmin të 29 nëntorit qëndron Milan Radoiçiq.

“Bazuar në informacionet e inteligjencë së Kosovës, mbrapa sulmit terrorist në kanalin e “Ibër –Lepencit” qëndron, Milan Radoiçiq dhe grupi i tij, terrorist që po strehohet dhe po mbështetet nga

Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq ka takuar përfaqësues të Listës Serbe dy orë para sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit.

Për dallim nga sulmi në Banjskë ku ka marrë pjesë personalisht, kësaj radhe ka ndërmarr veprime të caktuara duke tentuar shfajësimin e vetes.

“Paraprakisht ka ndërtuar alibin duke përcaktuar një takim me anëtaret e Listës Serbe në ditën e sulmit, konkretisht nga ora 17:00-19:00. Pra dy orë para sulmit në “Ibër Lepenc”, cakton takim me Listën Serbe. Pas sulmit ka realizuar telefonata, takime dhe në bashkëpunim me struktura të larta të shtetit në Serbi kanë ndërmarrë veprime të ndryshme fabrikuese me synim fshehjen e përgjegjësie së tij, përkatësisht Serbisë. Vuçiq është angazhuar me gjitha mekanizmat e tij për të larguar përgjegjësinë përmes konspiracionëve”.

Exit mobile version