Kurti dhe ministri i Arabisë Saudite flasin për mundësitë e investimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ministrin e Haxhit dhe Umres të Arabisë Saudite, Tawfiq Al-Rabiah.

Siç ka njoftuar Kurti në këtë takim kanë diskutuar për mundësitë e investimeve arabe në Kosovë.

Kuri ka shprehur falënderim për mbështetjen që Arabia Saudite ka dhënë për Kosovën.

“Një fokus i fortë i diskutimit tonë ishte rritja e konsiderueshme ekonomike e Kosovës në vitet e kaluara dhe diskutuam mundësitë e investimeve që do ta forconin këtë trend pozitiv dhe do të kontribuonin në forcimin e lidhjeve tona. Gjithashtu falënderova ministrin AlRabiah për mbështetjen e Arabisë Saudite për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë edhe rezolutat e miratuara nga Organizata për Bashkëpunim Islamik (OIC)”, ka shkruar Kurti.