Ballina Lajmet Kosovë Kurti dhe kryetari i Izmirit flasin për rolin e mërgatës kosovare atje

Kurti dhe kryetari i Izmirit flasin për rolin e mërgatës kosovare atje

Në ditën e dytë të qëndrimit në Izmir të Turqisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga Ambasadori i Kosovës, Agon Vrenezi dhe Konsullja e Përgjithshme, Suzan Novobërdaliu, u mirëprit nga Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi miqësor, u diskutua për rolin e rëndësishëm të mërgatës sonë në Izmir dhe kontributin e tyre në zhvillimin e kësaj zone.

Kryeministri Kurti dhe Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Tugay, biseduan edhe rreth mundësive për bashkëpunim në rrafshe të ndryshme, përfshirë këtu në atë të ekonomisë, kulturës, sportit dhe qeverisjes lokale.

Exit mobile version