Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësin e tij Besnik Bislimi janë nisur sot drejt Brukselit, ku nesër do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Përveç Kurtit e Bislimit, së bashku me ta është edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu dhe këshilltari i tij, Tinemu Ma.
Nisjen e delegacionit kosovar për në Bruksel e ka konfirmuar për telegrafin edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Bashkimi Evropian ka konfirmuar agjendën e takimit të së martës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit.
Të zhdukurit gjatë luftës dhe Asociacioni janë të parët në agjendë, ndërsa është lënë e hapur mundësia që të diskutohet edhe për çështjet aktuale politike.
Në takimin e Kurtit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel më 2 maj, do të prezantohet drafti i statusit të komunave në veri të Kosovës, që është një pikë kyçe e negociatave.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të lejojë krijimin e një forme të Republikës Srpska në veri të Kosovës.
Këto komente Kurti i bëri në një intervistë për median korate “Hina” në prag të një raundi të ri të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.