Ballina Lajmet Kosovë Kurti: 785 familje të cënueshme do të kenë kushte më të mira...

Kurti: 785 familje të cënueshme do të kenë kushte më të mira jetese

Pas nënshkrimit të kontratës së Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë me disa komuna të Kosovës kryeministri, Albin Kurti ka thënë 785 familje të cënueshme do të kenë kushte më të mira jetese.

“Mbështetja e atyre që më së shumti kanë nevojë është në qendër të politikave tona”, ka shkruar ai.

Theksojmë se nga ky projekt përfitojnë 13 komuna, 28 ndërtesa shumë-banesore sociale, rreth 785 familje dhe afërsisht 3 mijë 400 qytetarë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se përfituese të kësaj marrëveshje janë: Prishtinë, Skenderaj, Klinë, Drenas, Gjilan, Viti, Kamenicë, Obiliq, Istog dhe Malishevë.

Exit mobile version