Këtë javë, hulumtuesit kanë zbuluar se shumë viruse godasin të paktën 1.3 milionë celularë Android, duke vjedhur kështu të dhënat e tyre si pjesë e një skeme për të rritur të ardhurat nga reklamat.
Dhe për të mos rënë pre e këtyre sulmeve, hulumtuesit ju paralajmërojnë që të mos shkarkoni aplikacione jashtë Google Play.
I quajtur “Gooligan”, virusi hyri në shumë pajisje përmes një aplikacioni. Specifikisht, përmes aplikacioneve që njerëzit e shkarkojnë jashtë Google Play Store.
Për kriminelët, biznesi me aplikacione të dëmshme për Android është duke lulëzuar. Sapo t’i shkarkoni aplikacionet jashtë Play Store ato mund të duken se janë normale, por mund të shpërndajnë viruse që vjedhin të dhënat tuaja ose që jua marrin gjithë pajisjen nën kontroll.
Çelësi për të mbrojtur veten nga këto viruse? Të shkarkoni aplikacione vetëm nga Google Play.