I njohur edhe si vendi më i ulët në Tokë, Deti i Vdekur është plot me befasi. Është gati dhjetë herë më i kripur se oqeani, duke u bërë pellgu ujor më i kripur në botë.
Në Detin e Vdekur, siç kuptohet edhe nga emri, nuk ka jetë, pasi kripësia e bën jashtëzakonisht të vështirë që bimët dhe kafshët të mbijetojnë. Në këtë artikull do ju tregojmë disa fakte interesante rreth tij.Më poshtë ju sjellim 6 fakte pak të njohura rreth Detit të Vdekur:
1.Është det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajnë Izraeli dhe Jordania. Ai ka vetëm një rrjedhje, lumin Jordan.
—
2.Deti i Vdekur është i njohur për sigurimin e një shumëllojshmërie të produkteve medicinale. Është gjithashtu një nga vendpushimet shëndetësore më të njohura në botë, edhe njerëzit, nga Herodi i Madh, te Kleopatra, kanë njohur vlerat e tij medicinale.
—
3.Deti i vdekur është 67 km i gjatë dhe një gjerësi maksimale 17.7 km. Deti i Vdekur është gati 3 milion vjeçar!
—
4.Një tipar i pazakontë dhe që shumë pak njerëz e dinë për Detin e Vdekur është shkarkimi i tij i asfaltit. Herë pas here ai nxjerr në sipërfaqe guralecë dhe blloqe të substancës së zezë. Janë zbuluar figura të veshura me asfalt dhe kafka neolitike të veshura me bitume nga zona arkeologjike. Për procesin e tyre të mumifikimit egjiptianët përdorën asfaltin e importuar nga rajoni i Detit të Vdekur.
—
5.Megjithëse jeta ujore në Detin e Vdekur nuk mund të mbijetojë, aty ka ende të pranishme baktere dhe kërpudha mikrobiale. Hulumtimet e fundit kanë treguar se forma të reja të jetës po zbulohen në fundin e Detit të Vdekur në burimet e ujit të freskët.
6.Përmbajtja e lartë e kripës në ujërat e Detit të Vdekur e bën jashtëzakonisht të lundrueshëm. Kjo do të thotë që njerëzit mund të notojnë ose qëndrojnë me lehtësi në sipërfaqen e Detit të Vdekur pa frikën e mbytjes./Mesazhi/