OceanGate Expeditions njoftoi se vitin e ardhshëm do të ketë një ekspeditë në mbetjet e anijes Titanik. Në këtë udhëtim nënujor do të jenë edhe arkeologë, shkencëtarë dhe studiues.
Njerëzit do të zhyten në një thellësi prej 3810 metrash në Oqeanin Atlantik të Veriut. Ky udhëtim do të bëhet për të vëzhguar rrugën e famshme të vitit që ndoqi anija në vitin 1912.
Më pak se 250 njerëz kanë pasur fatin të shohin mbetjet e Titanikut që kur u zbuluan për herë të parë të vitin 1985.
Ekspedita e Titanikut do të zgjasë për 8 ditë. Bileta kushton 250,000 Dollarë dhe çdo zhytje do të zgjasë 8 deri në 10 orë.
Qytetarët që do të eksplorojnë, do ta nisin aventurën e tyre duke lundruar në St John’s në Newfoundland, Kanada, deri në vendin e rrënojave të Titanikut 595 km larg. Zhytëset prej titani do të jenë pajisura me kamerat e teknologjisë së fundit të cilat do të ndihmojnë në fotografimin e imazheve me cilësi maksimale./tvklan.al