Kuriozitet: Kopja e rrallë e Kushtetutës amerikane shitet për 43 milionë dollarë

Ky është dokumenti historik më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë

Një kopje jashtëzakonisht e rrallë e Kushtetutës së SHBA u shit në Nju Jork për 43.2 milionë dollarë, duke u bërë kështu dokumenti historik më i shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në ankand.

Dokumenti është një nga vetëm 11 kopjet e mbetura të Kushtetutës së nënshkruar më 17 Shtator 1787, në Sallën e Pavarësisë nga themeluesit e Amerikës.

Fillimisht ishte planifikuar të shitej për 15 deri në 20 milionë dollarë.

Të ardhurat nga shitja do të shkojnë për një fondacion i cili merret me të kuptuarit e demokracisë në SHBA.

E hartuar gjatë takimeve sekrete në Filadelfia, Kushtetuta e SHBA hodhi themelet për demokracinë amerikane dhe garantoi të drejtat themelore të qytetarëve.