Qytetarët kurd në rajonin autonom të Kurdistanit po votojnë në referendumin e pavarësisë nga Iraku, pavarësisht tensioneve në rritje dhe kundërshtimeve ndërkombëtare.
Pikëvotimet u hapën në orët e para të mëngjesit të së hënës, dhe votimi po zhvillohet në zonat diskutabile midis qytetit verior të Erbilit dhe kryeqytetit Bagdad, si dhe krahinës së pasur me naftë të Kirkukut.
Qeveria qendrore në Bagdad, e cila kundërshton fuqimisht referendumin, kërkoi të dielën kontrollin e vendeve kufitare dhe të aeroporteve të rajonit, në pritje të votimeve të së hënës.
Referendumi ka ngritur alarmin tek fqinjët e Irakut – Turqia, Irani dhe Siria – për shkak se ky referendum mund të inkurajoj pakicat e tyre kurde për një veprim të ngjashëm.
Turqia është shtëpi për rreth 14 milionë kurdë, gjendja e të cilëve ka ndryshuar në mënyrë drastike me qeverisjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. /MESAZHI/