Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kurdët luajnë me zjarrin, caktojnë datën e referendumit

Kurdët luajnë me zjarrin, caktojnë datën e referendumit

Kurdish Peshmerga forces celebrate Newroz Day, a festival marking spring and the new year, in Kirkuk March 20, 2017. REUTERS/Ako Rasheed - RTX31W8R

Parlamenti i rajonit të Kurdistanit të Irakut, miratoi një plan të premten për të mbajtur një referendum mbi pavarësinë më 25 shtator, duke injoruar kështu kundërshtimin nga Bagdadi, si dhe shqetësimet e faktorit ndërkombëtar, se votimi mund të nxiste konflikte të reja.

Shtëpia e Bardhë, për herë të parë i bëri thirrje publike që të anulohet referendumi, duke paralajmëruar se votimi do te ishte tërheqje vëmendje nga përpjekjet për të mposhtur ISIS. Vendimi i parlamentit rajonal erdhi pavarësisht nga një lëvizje intensive diplomatike nga Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni ka dhënë ndihmë te madhe ushtarake forcave kurde ne luftën kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Pas vendimit të kreut iraken të Kurdëve, Massoud Barzani për të mos e shtyrë referendumin, ka reaguar edhe presidenti turk Tayyip Erdogan. Ai ka thene se Ankaraja do të shpallë qëndrimin zyrtar, pasi të mbahet mbledhja e Këshillit te Sigurimit më 22 shtator.

Exit mobile version