Kuranistët?!

Prof. Adnan Simnica

Ata që mohojnë Hadithin/Sunetin, mohojnë edhe Kuranin, sepse Kurani është burimi i parë i Islamit, kurse Hadithi/Suneti është i dyti. Madje i dyti aq shumë është e mishëruar me të parin, saqë ato bëhen një dhe të pandashme.
Atë që urdhëroi apo ndaloi Muhamedi, a.s., është sikur ta ketë urdhëruar apo ndaluar Allahu i Madhëruar, sepse Ai për çdo gjë i zbriti shpallje atij.
Zoti, xh.sh, na urdhëroi:
“Çfarëdo që t’ju japë (urdhërojë) pejgamberi, merreni (zbatojeni) atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë ai, largohuni prej saj”
(Kuran, El Hashr: 7)

Prof. Adnan Simnica