Allahu thotë në Kuran: “O ju njerëz? Juve ju erdhi nga Zoti i juaj këshilla (Kur`ani) dhe shërimi i asaj që gjendet ne kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.” (Junus, 57).
I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, thotë: “Me të vërtetë Allahu nuk ka zbritur sëmundje e të mos ketë zbritur edhe shërimin, e ka mësuar ai që ka arritur ta mësojë dhe ka mbetur injorant ai që nuk ka arritur ta mësojë, përveç vdekjes.
Shpesh në jetën e përditshme na ka rënë të dëgjojmë për sëmundje të ndryshme për mënyra dhe metoda të diagnostikimit dhe trajtimit të tyre.
Njeriu shpeshherë ka marrë guximin, që për shumë sëmundje të shprehet dhe të thotë, se ne i shërojmë këto e këto sëmundje, duke mos qenë në gjendje që të bëjë dallimin në mes asaj që është mjekim dhe shërim.
Bile edhe më keq ata kanë dhënë edhe diagnoza të gabuara dhe pa anamnezë (historiku i sëmundjes), kur dihet se ajo është gjysma e diagnozës, e shpeshherë nuk dihet edhe diagnoza.
Qasja hyjnore na jep një fokus shumë të qartë dhe absolut, kur dihet dhe është e vërtetuar, se fjala e Allahut (Kur`ani) është parandaluese dhe shërim i shumë sëmundjeve, kuptohet me lejen e Allahut dhe me besim të sinqertë dhe bindjen e fortë në fuqinë dhe madhështinë e Tij, në emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij absolute dhe të përsosura.
Ndërsa nga ana tjetër disa njerëz janë përqendruar vetëm në mjekësi dhe kanë lënë anash shërimin hyjnor. Kurani është mjekim i zemrave dhe shërimi i tyre, ai është shëndet i trupave dhe shërim i tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “…dhe kemi zbritur prej Kuranit që është shërim…” (El Israë, 82). Dhe shiko fjalën shifa-shërim, të cilën e ka përmendur Allahu në librin e Tij e nuk ka thënë mjekim, ngaqë krahasimi është i qartë, sepse me mjekimin njeriu ka mundësi të shërohet dhe të mos shërohet.
Ibnul Kajimi në librin e tij Zadul Mead thotë:Nuk i mundësohet çdokujt shërimi me Kur`an, mirëpo nëse i sëmuri di si ta përdorë me besim e bindje të fortë, nuk ka mundësi që ndonjë sëmundje t’i rezistojë, e si ka mundësi t’i rezistojë dikush fjalës së Allahut, Zotit të gjithësisë.
Sikur ta zbriste mbi kodra do të ishin copëtuar e mbi tokë ajo do të ishte fundosur. Atë që nuk e shëron Kurani, Allahu mos e shëroftë, atij që nuk i mjafton Kurani, Allahu mos i mjaftoftë”. Janë disa sëmundje trupore dhe shpirtërore tek të cilat shejtani luan një rol të madh në funksionin e tyre, ngase i Dërguari i Allahut ka thënë: “Me të vërtetë shejtani lëviz në trupin e birit të Ademit, ashtu siç qarkullon gjaku.” (Buhariu nr. 7171).
Neuroza: është burim i shumë sëmundjeve dhe për këtë i Dërguari i Allahu i ka thënë atij njeriut, që i tha më këshillo: Mos u mllefos dhe ia përsëriti disa herë (Buhariu nr. 6116). Ndikimi i neurozës në trup është i qartë, si sëmundja e sheqerit (hiperglicemia) tek disa njerëz, që vjen nga shqetësimet, si rezultat i neurozës, pastaj dhembja e kokës, tromboza, infarkti dhe paraliza e papritur. Neuroza ndikon shumë në zhvillimin e këtyre sëmundjeve dhe është bazë e çdo të keqeje.
Shumë sëmundje, si kanceri, paraliza, steriliteti, sëmundja e sheqerit, çrregullimi i ciklit menstrual, sëmundjet e zemrës janë shëruar me leximin e Kuranit. P.sh., te paraliza xhindi vendoset në atë pjesë të lëvizshme të trupit, duke e bërë të pamundur lëvizjen e saj, dhe gjatë leximit të Kur`anit i sëmuri ndien sikur po i lëviz buburreci në atë pjesë të trupit dhe me lexim të vazhdueshëm xhindi nuk ka mundësi ta përballojë fjalën e Allahut.
Sëmundjet shpirtërore (Psikiatrike)- skizofrenia është një sëmundje mendore e rrezikshme, që psikiatrët e mjekojnë me injeksione dhe barna, dhe pak të sëmurë shërohen, në krahasim me trajtimin me rukje, ku janë shëruar një numër i madh prej tyre. Edhe Vesvesja – është një çrregullim që godet shumë njerëz, duke i futur shumë dyshime të pabazuara në jetën e tyre, si: në besim, adhurim, raportet ndër njerëzore, farefisnore etj. Në të shumtën e rasteve shkaktar është pëshpëritja e shejtanit, duke u munduar që t’ia prishë njeriut raportin e tij me Krijuesin, si dhe me krijesat.
Shërimi i saj bëhet me leximin e Kuranit dhe përmendjen e Allahut. Kujdes – e tërë kjo që u përmend më lart nuk do të thotë që rrugët dhe mënyrat e shërimit të mos kërkohen në institucionet mjekësore dhe shëruese, si për sëmundjet organike (p.sh., ndërhyrjet kirurgjike), ashtu edhe për ato shpirtërore, por duhet të dihet se bazë e shërimit te çdo sëmundje është Kur`ani Fisnik, bindja tek Allahu dhe duatë e caktuara.
Edhe marrja e ilaçeve është prej shkaqeve të shërimit, ashtu siç e ka porositur i Dërguari i Allahut atë njeriun, i cili u ankua nga dhembja e barkut që të përdorë mjaltë. (Buhariu). Gjithashtu Ai thotë: “Ju porosis për habetu seudan (kokrra e zezë), se me të vërtetë në të ka shërim për çdo sëmundje përveç vdekjes.” (Buhariu nr. 5687).
Sëmundjet nga syri (mësyshi), magjia dhe sulmet e xhindëve. Syri apo mësyshi është prej shkaktarëve të mëdhenj për shumë sëmundje njerëzore. Argument për këtë është hadithi sahih, që e përcjell Xhabiri nga i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ku thotë: “Do të jenë të shumtë ata që do të vdesin prej umetit tim nga mësyshi pas caktimit të Allahut.”
Një numër i madh njerëzish, që vdesin nga sëmundjet e ndryshme si kanceri, aksidentet etj. shumë prej këtyre shkaqeve për to është mësyshi pas caktimit të Allahut.
Sot përhapja e madhe e kancerit të gjirit ka si shkak kryesor mësyshin, që në disa raste është shëruar me rukje. Kurse si parandalim i kësaj sëmundje është mbulimi i pjesëve të turpshme të trupit të femrës, ashtu siç e urdhëron Islami.
Magjia (sihri) – edhe ky fenomen është i përhapur sikurse mësyshi dhe që prej tij rezultojnë shumë sëmundje: si trupore, shpirtërore e psikike. Si p.sh., magjia e ndarjes në mes të bashkëshortëve, duke filluar me urrejtje ndërmjet tyre dhe shejtani iu krijon iluzione, që ta shohin njëri-tjetrin të shëmtuar dhe nxitja e grindjeve në mes tyre dhe më në fund ndarja.
Shërimi i vetëm i saj është rukja.
Sulmi i xhindëve – kjo vjen si shkak i dëmtimit të tyre apo të dashuruarit e xhindit pas njeriut, përqendrimin e ka në sistemin qendror nervor të njeriut, që shpesh shfaqet me simptoma çmendurie dhe sulmesh epileptike dhe shumica e këtyre të sëmurëve përfundojnë në psikiatri./Mesazhi/