Me të vërtetë Kur’ani është libri i jetës me norma dhe principe bindëse e praktike, të punës, moralit dhe bashkësisë.
Ai është burim gjallërues, shërues dhe këshillues për ata të cilët janë gjallë. Këtë, vet surja Jasin e thotë kështu: “… ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur’an i qartë. Për t’ia tërhequr vërejtjen atij që është gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.
Kur’ani mrekullia e përhereshme e Zotit të plotëfuqishëm I ka zbritur profetit të nderuar te Islamit në periudha dhe kohëra të ndryshme sipas nevojës së njerezimit. Ajetet e thella të Kur’anit ashtu sic terhiqnin zemrat drejt vetes, ashu e pastronin pluhurin e paditurise (xhahilietit) dhe njerezit I njihnin me meshiren dhe të mirën. Shumica dëshirojnë të njihen me shkaqet e shpalljes se ajeteve Kur’anore dhe të informohen me ngjarjet te cilet u bënë shkak I shpalljes se ajeteve ne sfera te ndryshme.
Sot mediat në botë me propagandat e tyre të shumta përpiqen të prishin pamjen e Islamit dhe ta paraqesin Kur’anin, si një libër të vjetër. Fuqitë e mëdha duke përdorur mjetet më moderne, përpiqen të dobësojnë myslimanët dhe njëkohësisht mundohen të ulin ndikimin dhe përhapjen e Islamit në botë. Në këtë mes, ne shikojmë se Kur’ani i shenjtë duke qënë se është një dritë e madhe e Zotit të Vetëm, në mënyrë shumë të qartë paraqet të vërtetën e tij. Kur’ani është libri i shenjtë më i miri dhe më i ploti. Ai tërheq mbas vetes mendjet dhe kjo është vetëm një nga veçoritë e tij. Kur’ani është një udhëzues që të fton për tek e vërteta, një libër lutje e përmendje të shpeshta të Krijuesit, emrit të Zotit. Ai ka karakter konstruktiv, sepse ndikon mbi botëm ndiesore të njeriut. Kur’ani ndërron dhe rregullon vleresimin e gabuar të njerëzimit të zhytur në errësirën e mohimit dhe herezisë mbi gjithësinë, jetën dhe njeriun, duke realizuar kështu transformimin më të madh.
Një kusht për kuptimin e Kuranit është ta studiosh atë me mendje të hapur. Pavarësisht nëse dikush beson apo jo qe ai është një libër i shpallur, ai duhet që sa me shumë të jetë e mundur ta çlirojë mendjen e tij nga animi pro ose kundër tij, ta çlirojë nga të gjitha opinionet paraprake dhe më pas t’i qaset atij me dëshiren e vetme për ta kuptuar atë. Kanadezi Gary Miller është pedagog në universitet. Ai për vite ka ndjekur doktrinën krishtere dhe ka qënë nje aktivist i palodhshëm. Ai kishte një dëshirë të madhe për çështjet mendore. Ai në fillim mendonte se Kur’ani, i cili ka zbritur 14 shekuj më parë kishte të bënte vetëm me çështjet e së kaluarës. Më pas me shtimin e valës së Islamit në perëndim, ai mori vendimin që të studionte Kur’anin me qëllim që të gjente gabimet e Kuranit dhe ta bënte atë të papranueshëm.
Ai thotë: Atë ditë fillova të lexoja Kur’anin për të gjetur gabimet e tij, në mënyrë që të ngrisja pozicionin e krishterëve përballë myslimanëve. Duke qënë se mendoja që Kur’ani i cili ka zbritur 14 shekuj më parë në shkretëtirë do të ishte plot gabime. Por sa më shumë që e lexoja, vëreja të vërteta të cilat më habisnin. Pa e besuar kuptova se në këtë libër të shenjtë nuk ka gabime. Përveç kësaj, kuptova se në Kur’an janë shtruar çështje të shumta mbi të cilat nuk flitet në ndonjë libër tjetër të shenjte. Ky libër më bëri kurioz dhe për këtë mora vendim ta lexoja më me përpikmëri. Kur arrita tek ajeti 82 i sures Nisa u habita shumë. Në këtë ajet theksohet : “A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin ? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç Allahut , do të gjenin në të shumë kundërthënie “.
Sigurisht që kjo nuk është hera e parë që një jo mysliman flet për madhështinë, aktualitetin dhe të vërtetën e Kur’anit. Kur’ani i madhërishëm është një oqean i pafund, ku askush nuk mund të gjejë dhe diskutojë kufijtë e tij. Ky libër është pasqyra e jetës dhe nga thellësia dhe gjerësia e tij nuk ka limit. 14 shekuj më parë, dijetarë dhe mendimtarë të shumtë kanë lundruar në këtë oqean pa fund. Por asnjëri prej tyre nuk ka mundur të gjejë sekretin e tij. Ata gjithashtu falen tek Zoti me madhështi duke qënë përkrah Kur’anit. Në ajetin e parë të sures Furkan theksohet: “Ai që ja shpalli Furkanin (Kur’anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhamedit) që të bëhet pejgambër i botës (këshillues), është i madhëruar”.
Sejjid Kutb komentator dhe dijetarë egjiptian thotë: “Një ditë së bashku me 5 shokë me nje anije egjiptiane e kalonim Oqeanin në drejtim të perendimit. Udhëtarët ishin 120 bura dhe gra,dhe perveç nesh nuk ishte askus mysliman. Ditën e Premte na u kujtua që në mes të Oqeanit të falim namazin e Xhumasë dhe në këtë mënyrë të jemi edhe predikues të fesë dhe mësimeve te pastra të Islamit. U bëmë gati për namaz dhe unë fillova të lexoj hytbet e namazit të së premtes. Udhëtarët jo mysliman ishin mbledhur përreth neve dhe me kujdes shikonin atë që bënim ne”.
Sejjid Kutb në vazhdim thekson:
“Pas përfundimit të namazit shumë prej tyre erdhën tek na dhe parashtruan shumë pyetje në lidhje me Islamin, namazin dhe çështje tjera. Në mesin e ketyre njerëzve nje grua e krishter nga Jugosllavia ishte impresionuar shumë nga namazi ynë në mënyrë që nga sytë I pikonin lotët. Unë u habita nga ndjenja e sajë. Ajo grua në gjuhën angleze më pyeti: Ju në cfare gjuhe flitshi?
I shpjegova asja se namazi është një program Islam qe duhet patjetër të kryhet në gjuhën arabe.
Ajo tha: ”megjithëse une nuk e di gjuhën arabe, por në mes të thënieve tuaja kishte fjali me rritëm jashtëzakonisht ndikues të thellë, sa që ndikuan në mua pa deshirën time. Tingujt e atyre fjalive akoma janë në veshet e mi, thuajse janë dedikuar per shpirtin tim”.
Sejjid Kutb thotë: “Une mendova pak dhe kuptova se fjalitë qe kishin entuziazmuar këtë grua të krishtere janë ajetet të cilet unë I lexova gjatë hytbes dhe namazit. Kjo çështje më habiti mua dhe më kujtoi këtë të vërtetë se mrekullia e ajeteve të Kur’anit është e atille sa që rritmi i tij entuziazmon, ndikon dhe sjell ndryshime edhe tek persona të cilët nuk janë të njohur me gjuhen e Kur’anit. Ky ishte një realitet të cilin ne e pamë me sytë tonë.
Një tjetër e veçantë interesante që ekziston në Kur’an është se Kur’ani vazhdimisht merret me keshillat që ai i ofron lexuesit. Kur’ani e informon lexuesin për fakte të ndryshme dhe më pas keshillon, “nëse kerkon te dish më tepër për këtë ose atë, apo nëse dyshon në atë qe thuhet, atehere pyet ata qe kane dituri”. Kjo është një tjetër karakteristikë që të njgjall habi. Nuk është normale për dikë që nuk ka eksperiencë në gjeografi, botanike, biologji, etj., – te diskutojë për këto tema, dhe më pas të këshillojë të tjerët të pyesin ata që kanë dituri nëse informacioni është i dyshueshëm. Gjatë te gjitha koherave, shumë muslimanë kanë ndjekur keshillat e Kur’anit dhe kanë bërë zbulime të shumta. Nëse do te hidhnim një sy mbi punën e shkencetarëve muslimanë të shume shekujve më parë, do të shikonim që ata kanë perdorur shpesh kuota nga Kur’ani. Punet e tyre tregojnë që ata bënë studime në një vend të caktuar, sepse ata kërkonin te arrinin diku. Dhe ata do te na siguronin që arsyeja që i beri ata te studionin mbi diçka të tillë ishte sepse Kur’ani i tregoi atyre drejtimin e duhur. Pershembull, Kur’ani flet per origjinën e njeriut dhe më pas i thotë lexuesit: “Bej kerkim mbi te”. Ai i jep lexuesit nje shenjë dhe më pas thotë që ka akoma dicka për të zbuluar. Kjo është ajo mbi te cilën Muslimanët nuk tregojnë interes. Një prej veçorive më të rëndësishme të Kur’anit është përsëritja. Më shumë se në temat e tjera, në Kur’an, përsëritja ndihet tek rrëfimet. Në të vërtetë, kjo nuk është thjeshtë një përsëritje e zakonshme. Ajo është një model stilistik, i cili brenda atmosferës së përgjithshme të sures (kapitullit), me anën e parantezave e të kthimeve, përmban për çdo radhë, pra, kur rimerret diçka, hollësi të veçanta. Kështu secili detaj, si simbol i një mësimi të caktuar, u hap zemrave një mijë e një dritare sublime për të parë drejt botëve të fshehta. . Edhe një veçori që bie në sy në rrëfimet e Kur’anit është edhe kjo: Kur’ani merr nga ndodhia që përcjellë, vetem atë pjesë që përmban qëllimin, të cilin e merr si shembull. Me që i jep rëndësi nënvizimit të qëllimit fetar të ndodhisë në fjalë, Kur’ani e rrëfen ndodhin që nga kreu, mesi ose fundi, pa marrë parasysh rrjedhën historike. Kur’ani nuk e lë lexuesin të humbë mes ndodhive të rrëfimit, me anë të rrëfimit ai ka paraqitur udhëzime fetare që i japin blerim klimës së zemrës. Rrëfimet e Kur’anit nisin me një hyrje tërheqëse për lexuesin. Ndodhitë nuk radhiten me shprehje të thata, por paraqiten të konkretizuara me anë të një përshkrimi plot lëvizje e gjallëri. Me përsëritjen e ideve, ku disa herë jepen hollësi e disa herë jepen përmbledhje, ai u drejtohet niveleve dhe mendësive të ndryshme. Ka njerëz që u mjafton një përsëritje e shkurtër, disa të tjerëve u duhen hollësi. Përsëritja, veç qëllimit përforcues, siguron edhe njërin nga detajet e stilistikës së kumtimit, sikuse janë shkaktimi i mahnitjes nga tmerri, frikësimi dhe paralajmërimi nëpërmjet ngjalljes së përfytyrimeve.
Duke patur parasysh veçoritë e posaçme të Kur’anit, z Hashemi Rafsanxhani kryetari I këshillit për mbrojtjen e interesave të RII në ceremoninë e hapjes së panairit të 12-te të Kur’anit vuri theksin në këtë çështje dhe theksoi: ”Sot njeriu ka nevojë për një shkollë fetare. Asnjë mrekulli nuk është më e lartë se Kur’ani, dhe asnjë predikim nuk është më me ndikim se Kur’ani. Duke patur parasysh numrin e madh të muslimanëve, egziston mundësia që dituritë fetare dhe mësimet Kur’anore të jenë udhërrëfyese në botë. Është e nevojshme që qeveritë, personalitetet dhe mendimtarët islamik të gjejnë ndonjë rrugë për të shfrytëzuar si duhet Kur’anin në shoqeritë njerezore. Kur’ani nuk lejon që mendjemadhësa që vjen si pasojë e fuqisë, ta largojë poseduesin e sajë nga rruga e drejtë, dhe plotëson në mënyrën më të mirë dëshirat e shoqerive njerezore’.
Kur’ani tërheq vëmendjen për thelbin e ndodhive. Çdo ajet i Kur’anit të Madhnueshëm i fton njerëzit që t’i largohen rrugës së veseve, poshtërsive dhe të bëhen njerëz të denjë për familjen e tyre, por edhe për të tjerët. Besimtarët që duan të arrijnë lumturinë e kësaj bote e të përjetësisë, janë të detyruar t’i përdorin jetën, pasurinë dhe të gjitha dhuntitë që u ka falur Allahu xh.sh, për synime dhe qëllime serioze. Kur lexohet Kur’ani, nga qielli bie shiu i mëshirës dhe bereqetit Hyjnor mbi shpirtin e njeriut. Por leximi I Kur’anit duhet të jetë me ide dhe logjikë, sepse Kur’ani është kënga më e bukur e jetës dhe përjetësisë. Sado që perparon dija dhe shkenca e njerezimit, njeriut i paraqiten pamje dhe kënde të reja nga ky dokument qiellor.
Kur’ani është burimi i dritës, mëshirëes dhe behari i zemrave. Kjo mrekulli e madhe e Profetit është fjala e shpalljes Hyjnore e cila me ligjet humane dhe të plota e çon njeriun drejt së vërtetës. Kur’ani është si një lum që rrjedh nëpër kohë, dhe çdokush që shfrytëzon atë, fiton jetë dhe lumturi. Ajetet e Kur’anit tregojnë se ky libër është me logjikë të pavdekshme dhe me aspektet me të larta të mirësisë në të cilin nuk gjendet asnjë shtrembërim. Është udhërëfyes, dhe kalimi i kohës jo vetëm që nuk e vjeteron atë, por qartëson edhe me teper shtimin e diturise se njeriut,dhe zbulon mësimet e fshehura të tij.
Por, megjithë ndihmën e ketyre mjeteve, dikush nuk mund ta kapë shpirtin frymezues të Kur’anit vetëm nëqoftëse ai fillon ta vëndojë në praktikë mesazhin e tij, sepse Kur’ani nuk është as nje libër idesh dhe teorish abstrakte të cilat mund të studiohen lehtësisht I ulur në karrige, as një libër i enigmave religjioze të cilat mund te zgjidhen vetëm në universitete dhe manastire. Ai është një libër i cili është dërguar për të ftuar njerëzit drejt fillimit të një levizjeje dhe për të udhehequr aktivitetet e tyre drejt arritjes së misionit të tij. Dikush duhet, në këtë mënyerë, të shkoj në sheshbetejen e jetës për të kuptuar kuptimin e tij real. Në këtë mënyrë është afërmendësh që dikush nuk mund ta kuptoj të vërtetën që përmban Kurani thjesht me leximin e fjaleve të tij. Për këtë qëllim ai duhet të marrë pjesë aktive në konfliktin ndërmjet besimit dhe pabesimit, Islamit dhe joislamit, te vertetes dhe të pavërtetës. Dikush mund ta kuptojë atë vetëm nëse ai kupton mesazhin e tij, fton botën ta kuptojë atë dhe vepron sipas udhezimeve te tij.
Hoxhë Hasan Baftijari