Kur`ani dhe shenjat e gishtërinjve

Shenjat e gishtërinjve

 Çdo njeri, duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri, shenjat e tij të gishtërinjve i ka të veçanta.

 

Identiteti i secilit është i koduar në majat e gishtërinjve të tij. Ky sistem i koduar mund të krahasohet lehtë me sistemin e kodit të vijave, i cili përdoret në ditët tona për identifikimin e prodhimeve të ndryshme, qofshin ato prodhime industriale apo ushqimore.

Allahu i Madhëruar ne Fjalën e Tij të pakonkurueshme thotë:

“A mendon njeriu se nuk do t’i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t’i mbledhim. Madje, Ne jemi të zotë t’i krijojmë përsëri edhe majat e gishtërinjve të tij.” (Kijame, 3-4.)

Një domethënie mjaft të veçantë këtu, ka theksimi i shenjave të gishtërinjve, sepse secili ka shenjën e tij unike të gishtërinjve, e cila nuk i ngjason askujt.

Çdo person që jeton apo ka jetuar në këtë botë ka formën e tij unike të shenjave të gishtërinjve. Pra, shenjat e gishtërinjve janë një provë mjaft e rëndësishme e identitetit, kjo është edhe arsyeja se përse sot shenjat e gishtërinjëve përdoren pikërisht për këtë qëllim.

Më e rëndësishmja është se kjo veçori e shenjave të gishtërinjve u zbulua vetëm në fund të shekullit XIX.

Përpara kësaj periudhe, njerëzit i shihnin shenjat e gishtërinjve si disa rrathë të zakonshëm, pa ndonjë rëndësi apo kuptim specifik.

Është Kurani ai që na flet për këtë karakterisikë dalluese të shenjave të gishtërinjve, e cila nuk u kuptua, vetëm se në ditët tona./Mesazhi/