Si të kuroni kollën tek fëmijët? Mbi të gjitha duhet të dini nëse bëhet për një refleks natyral të trupit, apo një simptomë viroze, infeksioni, bronkiti, apo alergjie?
Megjithatë nëse nuk ndërhyni në mënyrën e duhur ajo mund të përkeqësohet duke shkaktuar dhimbje në kraharor, djegie dhe tharje të grykës, dhimbje koke, apo dhe dhimbje të tjera.
Nëse përdorni përbërësit e duhur sigurisht që mund të lehtësoni kollën. Ja disa këshilla.
Mjalti është shumë efikas
Të gjithë i dimë vetitë e mira të mjaltit prandaj e bëjnë një alternativë mjekësore mjaft të mirë për shëndetin tonë, dhe kjo dhe në rastin e kollës. Dy lugë mjalti i tresni në një gotë me qumësht për fëmijën tuaj. Për rezultate të mira ajo duhet të pihet çdo darkë para se fëmijët të flejnë për 5 ditë rresht.
Banja e ngrohtë
Banja me ujë të ngrohtë të ndihmon të djersish, dhe të lehtëson rrugët e frymëmarrjes. Për këtë arsye gjatë ditës fëmijëve duhet t’i bëni dy herë në ditë banjë me ujë të ngrohtë për të lehtësuar simptomat e kollës.
Uji
Uji është aleati më i mirë i kollës tek fëmijët dhe jo vetëm. pasi nuk e lë fytin të thahet. Do të ishte mirë për fëmijët që të pinin sa më shumë ujë, rreth 8 gota në ditë. Sigurisht për lehtësimin e kollës nuk përjashtohen as çajrat e ndryshëm sidomos ai me xhinxher, por dhe supërat.