Çrregullimet e gjëndrës së tiroides lidhen me mos balancimin e duhur të proceseve të metabolizmit në organizmin tonë.
Këto probleme ndikojnë ose në strukturën e tiroides ose në funksionimin e duhur të saj. Gjëndra e tiroides luan rol kryesor në prodhimin e tiroksinës. Një hormon shumë i rëndësishëm për tretjen, funksionimin e muskujve dhe të zemrës si dhe për zhvillimin e qelizave të trurit dhe kockave.
Veprimtaria e tiroides rregullohet përmes një mekanizmi që përfshin dhe trurin. Kur hormoni i tiroides është në një nivel të ulët, hipotalamusi që ndodhet në tru lëshon një sinjal që nxit çlirimin e tiroksinës në gjak. Sipas të dhënave është vënë re një rritje e përqindjes së popullsisë së prekur nga ky çrregullim.
Duke qenë se funksionimi i tiroides varet nga shumë faktorë të tjerë të organizmit, dhe trajtimi i saj është shumë delikat
Një nga metodat natyrale për trajtimin e saj, është dhe kura me qumësht, piper të zi dhe xhinxher. Piperi i zi njihet për përmbajtjen e magnezit, hekurit dhe vitaminës K që ndihmojnë në qarkullimin dhe rigjenerimin e qelizave të gjakut. Nga ana tjetër xhinxheri është i famshëm për agjentët anti-informator që luftojnë prekjen e organizmit nga baktere të dëmshme. Kjo kurë trajton rastet e hipotiroides (funksioni i ulët i gjëndrës së tiroides, gjendje që karakterizohet me prodhim të ulët të hormoneve nga kjo gjendër). Hipotiroidja ka si simptoma lodhjen kronike, depresionin, stresin, kollë të mjaftueshme. Kjo sëmundje zbulohet përmes analizave të gjakut dhe tiroides.
Përbërësit
100 g piper i zi kokërr
100 g xhinxher i tharë
Qumësht
Përgatitja
Në një grirëse vendosim piperin dhe xhinxherin dhe i lëmë të bluhen. Në momentin që është formuar një pluhur homogjen, përbërja është gati. Mjafton që një lugë çaji nga ky pluhur ta përzieni në një gotë qumësht dhe përbërja natyrale është gati.
Kura duhet të konsumohet dy herë në ditë, një herë para se të flini dhe njëherë në mëngjes me stomakun bosh. Në mënyrë që të shikoni rezultate në balancimin e funksionimit të tiroides, duhet që këtë kurë ta vazhdoni për 30 ditë dhe ta përsërisni edhe për 30 ditë të tjera. Këshillohet që nëse doni të përgatisni më shumë nga ky pluhur, mjafton vetëm që masat e piperit të zi dhe xhinxherit të jenë të barabarta.