Nuk është se ndodhen shumë gjëra të jashtëzakonshme. Nuk ndodhen gjithë ato që na thuhen shpesh në minbere…
Nuk u lind i bërë “synet”, as nuk u shua zjarri i zajrrputistëve, as nuk u lekund pallati i mbretit Kesra, as nuk u rrezuan katërmbëdhjetë ballkonet e tij, as Liqeni Sawa nuk është tharë, as idhujt në Mekë nuk u rrezuan për tokë, siç na thuhet në librat e mevludeve.
Të gjitha ato që na janë thënë, brez pas brezi të përhapura edhe në poezitë e lavdërimet që thuren e recitohen në raste solemne islame, janë zvarritur në vetëdijen tonë dalëngadalë derisa u bënë aksioma të biografisë profetike, të bazuara jo në ndonjë provë të vlefshme fetare, qoftë ajo nga hadithet autentike, apo diçka faktike nga historia…
Të gjitha gradualisht u zvarriten në vetëdijen tonë kolektive, kur muslimanët filluan të humbnin vetëdijen për poziten e vërtetë të Profetit të tyre fisnik, vulën e Profetëve dhe Pejgamberin qe pati mrekullinë e vetme të vazhdueshme(Kur’anin), mrekulli kjo që për synim ka hapjen mendjes, para sfidimit të saj, siç ishte zakon me mrekullitë e mëparshme.
Kur muslimanët filluan të humbnin ndjeshmërinë e tyre për vazhdimsinë e kësaj mrekullie, ata filluan të kërkojnë mrekulli të tjera. Meqë rast filluan të marrin nga popujt tjerë dhe fetë e mëparshme ekzagjerime të ndryshme, sidomos ekzagjerimet e tyre që kishin të bënin me profetët.
Kështu rrodhen të gjitha këto mite rreth lindjen së Pejgamberit fisnik, duke i’a vendosur kapakun gjithë kësaj me mospajtimet e debatet e merzitshme dhe shterpe, nëse festimi i lindjes së tij është apo nuk është bidat(risi).
Pas gjithë kësaj, ekziston diçka më e rrezikshme se gjithë kjo, që në njëfarë forme është derivat i këtij vizioni, i cili në realitet e zhveshë Pejgamberin alejhi selam nga gjëja më madheshtore e tij: Fakti se, shumicën e asaj qe ai bëri dhe arriti, ishte përpjekje njerëzore që meritoi ndihmën dhe mbështetje hyjnore, duke e bërë atë të jetë një model i mundshëm për t’u ndjekur, jo vetëm si një njëri i mrekullive, që nuk do të mund as të mendohej për t’u imituar.
Të gjitha ato mrekulli qe i përmendem në fillim, ishin të vërteta dhe kishin ndodhur, por jo në kohën e lindjes së tij, ato u bënë realitet më vonë.
Ato i bëri realitet, biografia jetës së tij plot përpjekje, angazhim, punë dhe veprim ..
Është e vërtetë se gjithë ata idhuj u thyen dhe u rrezuan në duart e tij, por jo me rastinë e lindjes, por me gjithë jetën e tij plot sakrificë e veprimtari, qe ne e kemi borxh të kuptojmë, të ndjekim dhe të dijmë.
Hoxhë Halil Avdulli