Samsung pritet që “të kopjojë” Apple-in me telefonin e ardhshëm Galaxy X.
Megjithatë ky emër nuk do të jetë për një pajisje të zakonshme. Sipas raportimeve, Galaxy X do të jetë pajisje që paloset.
Fillimisht ky telefon ishte raportuar se do të lansohet sivjet, por pati raportime se pajisja do të vijë më 2018.
Megjithatë, pak ditë pas lansimit të iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, Galaxy X u gjet në databazën e kompanive licencuese.
Sipas “BGR”, ky nuk është argument i mjaftueshëm se telefoni do të vijë së shpejti, megjithatë është shenjë se diçka e re duhet të pritet nga Samsungu./Mesazhi/