Kur shkëlqen Messi Barcelona e ka lehtë

Barcelona ka arritur fitore të thellë ndaj Granadas, në kuadër të xhiros se 18-të të La Ligas.

Fillimisht Barcelona filloi ndeshjen mirë, dhe kjo dha rezultat, transmeton lajmi.net.

Ishte Griezmann në minutën e 12′ i cili zhbllokoi rezultatin.

Loja vazhdoi, por protagonisti kryesor i kësaj ndeshje ishte Messi, ai shënoi fillimisht një gol të bukur në minutën 35′ për tu pasuar edhe nga një tjetër që e shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën 42′.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-3 në favor të barçës.

Goditjen përfundimtare i dha Antoine Griezmann i cili shënoi golin e dytë personal në minutën 63′.

Tani Barcelona qëndron në pozitën e tretë me 34 pikë, ndërsa Granada mban pozitën e shtatë me 24 pikë total.