Ballina Jeta Shëndetësi KUR NUK DO TË KEMI NEVOJË PËR ILAÇE?!

KUR NUK DO TË KEMI NEVOJË PËR ILAÇE?!

Mesatarja & Arti i ekuilibruar:
Është vështirë të identifikohet, preferohet apo përcaktohet moderimi në apetitet dhe dëshirat për ushqim, mardhënie intime apo pasionet tjera, për arsye se instiktet dhe energjitë janë të ndryshme te individët.
Moderimi te një individ mund të konsiderohet si ekzagjerim ose mungesë për individin tjetër. Moderimi relativ është posedimi i asaj që është elementare, e mjaftueshme, larg lakmisë dhe teprimit.
Një kriter preventive dhe edukimi nga Ali I.A.Talibi:
“Biri im, a mund t’ju udhëzoj në katër fjalë, pas së cilave nuk do të keni nevojë për ilaçe?!
1. Mos hani nëse nuk keni uri,
2. Ndaluni së ngopuri derisa jeni ende i uritur,
3. Përtypeni ushqimin me kujdes,
4. Mos flini me stomak sforcuar (tej-mbushur).
Nëse ndjek këto këshilla nuk do ndien nevojë për medicinë.!
Po ashtu, në Kuranin Famëlartë, ka një verset i cili është preventivë dhe formulë universale e mjekësisë. “Hani dhe pini, por mos u bëni të tepërt”.(7:31).
Përgatiti: Rrahman FERIZI

Exit mobile version