Në tokën e Gazës, ku toka dridhet nga peshat e bombave, njerëzorja duket sikur ka vdekur.
Çdo shpërthim është një thirrje që na kujton se jemi larguar nga vetja, se jemi zhveshur nga mëshira, nga ndjeshmëria, nga ajo që na bënë njerëz.
Fëmijët e Gazës nuk shohin ëndrra, sepse nata u është kthyer në makth.
Në vend të lojërave, u numërojnë jetët e humbura.
Në vend të përrallave, dëgjojnë britmat e dëshpërimit.
Bota hesht dhe njerëzorja ka vdekur !
Bota sheh, por zgjedh të mos shohë.
Kjo heshtje është varri ku po varroset njerëzorja.
Hoxhë Sadik Avdiu