Fushatat elektorale te bezdisshme filluan. Koha kur jorealja e kamuflon realen. Duke marre parasysh se ne turme gjithmonë mbizotëron e pavetëdijshmja, ajo pason liderët e tyre ne mënyrë te verbër, mirëpo gjithmonë mbetet vetëm ne nivelin e tifozit. Liderët e saj synojnë marrjen e institucioneve duke harruar rëndesinë e ideve te premtuara. Mentaliteti i skllavit imitues e bene mendjen krejt te paafte per veprim te pavarur.
Keto gjendje krijojnë robëri te iluzionit. Kjo nënkupton: robërinë e gënjeshtrës, e te paarritshmes, e te kushtueshmes, etj. Ata e “dine” qe është e tillë por prapë qëndrojnë në këtë robëri. E dinë qe është fatamorgane dhe mashtrim optik ne shkretëtire, por prapë besojnë qe është ujë! Besojnë që do të ndërtohen ura edhe aty ku nuk ka lum!
Kështu formohen mekanizmat e halucinacioneve kolektive.
Ndoshta premtimet nuk jane te gjitha mashtruese, por ato mund te jene iluzioniste dhe utopike, mirëpo turma gjithnjë ushqen shpresa te kota.
Premtimet mashtruese dhe shpresat e kota, formojnë tregun e artikujve më të lirë të mundshëm. Kur keto dyja këmbehen aty fitohet vetëm një produkt -zhgënjimi.
Disa njerëz nga turma qe jane “pak ma te vetëdijshëm”, zhgënjehen më shpejtë, largohen nga “tradhtari” që e kane pasuar, formojnë tjetër subjekt politik, dhe ky cikël i përçarjes ka vazhduar dhe do te vazhdoj….
E kaluara na dëshmon ketë, ndërsa edhe e ardhmja do të dëshmoj se edhe keta te tanishmit do te përçahen më shume në të ardhmen.
Mr.sci. Saad Riza Gashi