Ballina Autorë Kur komeditë shqiptare do të prodhojnë mesazh!

Kur komeditë shqiptare do të prodhojnë mesazh!

Më thoshte njëherë një profesor: “Humori është gjëja më serioze”. Nuk e pata kapur në atë se çfarë nënkuptonte kjo fjalë e ma kthehu: “E vetmja formë për të dhënë mesazh, ndërsa njerëzit atë mesazh e kuptojnë edhe pse qeshin. Nuk iu dhemb e as nuk të hidhërohen, por qeshin me ato fjalë ndërsa ti e ke dërguar mesazhin në vend.”

Këto fjalë të paharrueshme për mua, më bënë të mendojë sa herë që shoh show-et apo serialet komedike. Ata sot janë prej përmbajtjeve mediatike që janë prej më të ndjekurave në arenën shqiptare, si në mediat tradicionale po edhe ato online.

Por nëse shohim përmbajtjen e tyre shohim se kanë degjeneruar rëndshëm. Që nga gjuha e tyre shumë eksplicite e deri te humori kompletë pa shije. Ata shpeshherë promovojnë degjenerim moral, sa që sot një show të tillë është turp ta shohësh në bashkësi familjare.
Ku është goditja përmes humorit të dukurive negative? Ku është goditja përmes humorit të zhvatjes publike? Ku është goditja përmes humorit në arsim dhe edukim? Ku është goditja përmes humorit të prodhimit medial të ulët dhe degjenerues? A e kuptojnë ata që janë skenarist, se ideja e humorit nuk është njerëzit me e humb një kohë kotë, duke e sforcuar qeshjen dhe duke mos marrë asnjë mesazh!

Shikoni serialet: “O sa mirë”, “Çka ka shpija”, “Portokalli”, se çfarë përcjellin tek ne! Sa janë edukuese dhe se çfarë mesazhe ato japin! Ato janë bërë komplet komerciale, ku reklama në ato emisione merr një shumë të konsiderueshme të të hollave. Edukimi dhe mesazhet e mirëfillta, janë barazi me zero!

Më e rënda nga këto është se këto seriale shikohen nga moshat e mitura, që pastaj ato sjellje arrogante, devijante, shthurëse, ti paraqesin në shoqëri si diçka normale.

Unë jam një njeri i parëndësishëm, por halli im është që këtë masë të madhe të njerëzve ta edukojmë mirëfilli, me botëkuptime të shëndosha, ti japim mesazhe të qarta duke refuzuar dukuritë negative në shoqëri dhe ta kuptojnë skenaristët e pronarët e mediave se përfitimi material është i vogël, nëse ne kemi ndikuar të bëjmë një shoqëri me mentalitet të ultë dhe botëkuptime të prishura.

Nexhmedin Kalisi

Exit mobile version