Përveç që njihet si përkrahës i madh i Kosovës, presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden, në të kaluarën e kishte mbështetur edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi ka publikuar një artikull të një gazete në të cilën citohen fjalët e Biden për një medium amerikan, ku tanimë presidenti i zgjedhur i SHBA-ve kishte kërkuar që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të integrohej në strukturën e KFOR-it, shkruan lajmi.net.
Aso kohe, Biden ishte senator i SHBA-ve.
“Ne vitin 1999 nje Senator amerikan kishte propozuar qe UÇK te integrohej ne strukturen e KFOR-it. Besimi i ShBA-ve per çlirimtaret tane ka qene ne kete nivel. Ky Senator ishte Joe Biden!”, ka shkruajtur Bytyqi.